Trajner i Kosovës apo i Shqipërisë? Tregon Lorik Cana

19:50 | 26 Maj 2019
Arbresh Info

As i Kosovës dhe as i Shqipërisë – Cana nuk e ka ndërmend të behet trajner.

Kapiteni legjendat i Shqipërisë, Lorik Cana, ka thënë se dëshira e tij është që një ditë të bëhet drejtor sportiv, e jo trajner.

“Nuk e shoh veten trajner, e keni parë që ka shumë stres. Dua të bëhem drejtor sportiv”, ka deklaruar Cana.

“Nuk kam pretendime të jem trajner i Shqipërisë apo i Kosovës. Në botën drejtuese i kam pretendimet e mia, por i kam për jashtë”.

“Nuk e kam synimin të bëhem president federate, të paktën jo tani. Interesante është të bëjmë një turne të përbashkët futbolli. Për momentin nuk kam asnjë plan të përfshihem në ndonjë detyrë zyrtare”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme