Google ADS

Trajner austriak për Kukësin, Pacult prezantohet nesër

20:46 | 2 Janar 2018
Arbresh.info

Austriaku Peter Pacult do të jetë trajneri i ri i kampionëve të Shqipërisë. Kështu bëjnë me dije burime pranë klubit verilindor, ndërkohë që nesër pritet të bëhet edhe prezantimi i pasuesit të Mladen Milinkovic, i cili e mbylli vitin 2017 me zhgënjime dhe, më në fund, presidenti Safet Gjici i “dha duart”.

Kuksianët do të zhvendosen në Antalia të Turqisë për të zhvilluar përgatitoren dimërore, ndërkohë që nën komandën e trajnerit të ri pritet të bëhen edhe përforcimet e duhura.

Presidenti Gjici nuk heq dorë nga objektivi madhor, që është mbrojtja e titullit kampion, edhe pse në këtë drejtim është dukshëm i zhbilancuar, në raport me Skënderbeun kryesues.

Aktualisht, Kukësi renditet në vendin e katërt të Superiores, me 25 pikë, pas 16 javësh kampionat.

Kujtojmë se Peter Pacult është ish-trajneri i Hamdi Salihit te Rapidi i Vjenës. Ai ka tentuar për ta patur shkodranin “nën armë” edhe në skuadra të tjera, ku ka drejtuar, duke lartësuar shumë vetitë e tij prej sulmuesi dhe golashënuesi.

“Pasaporta”

Datëlindja: 28 tetor 1959 (58 vjec)

Vendlindja: Vienna, Austria

Karriera me të rriturit

Vitet Skuadra Ndeshje (Gola)

1980–1984: Wiener SC 103 (47)

1984–1986: Rapid Wien 58 (26)

1986–1992: Tirol Innsbruck 182 (105)

1992–1993: Stahl Linz 20 (5)

1993–1995: 1860 München 53 (21)

1995–1996: Austria Wien 32 (2)

Karriera me kombëtaren

1982–1993: Austria 24 (1)

Karriera si trajner

2001–2003: 1860 München

2004–2005: FC Kärnten

2005–2006: Dynamo Dresden

2006–2011: Rapid Wien

2011–2012: RB Leipzig

2012–2013: Dynamo Dresden

2015: Floridsdorfer AC

2015: Zavrč

2017: Cibalia

2018: F.K Kukësi. /telesport/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme