​Tragjedia në Indonezi, pezullohet kampionati, reagon edhe FIFA

10:32 | 2 Tetor 2022
A Z

Të paktën 174 persona kanë vdekur në një rrëmujë që ndodhi në një ndeshje futbolli në Indonezi, e cila është bërë një nga fatkeqësitë më të rënda në botë.

Rreth 180 persona u lënduan në përplasjen pasi ekipi vendas Arema FC humbi ndaj rivalëve në stadiumin e mbipopulluar vonë të shtunën në Malang, Java Lindore.

Rrëmuja ndodhi pasi policia përdori gaz lotsjellës për tifozët që pushtuan fushën.

Ndërsa u përhap paniku, mijëra njerëz marshuan drejt daljeve të stadiumit Kanjuruhan, ku shumë prej tyre u mbytën.

Një dëshmitar okular ka thënë se ka parë që shumë njerëz u shkelën dhe u mbytën duke ikur.

Raportet fillestare thonë se numri i të vdekurve është rreth 130, por zyrtarët më vonë njoftuan një rritje të konsiderueshme që e çoi shifrën në 174, me 11 të tjerë të plagosur rëndë.

Presidenti i shtetit Joko Ëidodo ka urdhëruar që të gjitha ndeshjet në ligën kryesore të Indonezisë duhet të ndalen derisa të kryhet një hetim i detajuar.

FIFA, organi qeverisës botëror i futbollit, ka reaguar duke thënë se gazi lotsjellës nuk duhet të merret ose përdoret nga stjuardët ose policia në ndeshje.

Videot nga stadiumi tregojnë tifozët që vrapojnë në fushë pas fishkëllimës së fundit që shënoi humbjen 2-3 të skuadrës vendase dhe policia përdori gaz lotsjellës si kundërpërgjigje.

“Ishte bërë anarkike. Ata filluan të sulmojnë oficerët, ata dëmtuan makina,” tha Nico Afinta, shefi i policisë në Java Lindore, duke shtuar se dy oficerë policie ishin midis të vdekurve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme