Tenisi i femrave humbet një nga emrat më të lavdishëm të këtij sporti.
Çekja Jana Novotna mbylli sytë për herë të fundit në moshën 49-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.
Lajmin e bënë të ditur familjarët e ish-numrit 2 të botës, që shtojnë se ajo ndërroi jetë në praninë e familjarëve të saj në Çeki.
Një lajm vërtet i trishtë për botën e sportit, edhe pse ashtu, si në fushë, Novotna luftoi deri në fund, por nuk arriti ta fitonte ndeshjen më të vështirë të jetës së saj. 49-vjeçarja ka një palmares të pasur në sportin e tenisit, pasi ka arritur të triumfojë në grand slamin e vitit 1988 në Wimbledon, ndërsa në Olimpiadën e Seulit, 10 vjet më parë, ajo fitoi medaljen e argjendtë, pa harruar dhe një bronzi në “Atlanta 1996”.
Gjithmonë në Wimbledon ajo kishte qenë finaliste në vitet 1993 dhe 1997, ku u mund nga dy emra të mëdhenj si Steffi Graf e Martina Hingins. Novotna kishte arritur gjithashtu edhe në finalen e “Australian Open” në vitin 1991, ku u mposht nga amerikania Monica Seles. Gjatë karrierës së saj ajo kishte arritur të ngjitej deri në vendin e dytë të klasifikimit të përgjithshëm WTA, ndërsa në vitin 2005 emri i saj u gdhend në “International tennis hall of fame”.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?