Tovërlani tregon se si e fitoi derbin

16:11 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Feronikeli e ka mundur Llapin në derbin e xhiros së 20-të të Vala Superligës së Kosovës me shifrat 1:0, përcjellë Arbresh.info.

Në këtë ndeshje e cila ishte një dramë e vërtet, vendosi një auto-gol i shënuar në fund të ndeshjes.

“Këtu flet përgatitja fizike e lojtarëve. Kjo është kyçi i një rezultati të mirë. Ndeshja ishte e fortë, por Llapi erdhi me ambicie të mbrohet. Është herët të flitet për titull, por mendoj se është hapur gara pasi ekipet do t’i kenë ndeshjet mes vete”, ka thënë Toverlani për Supersport Kosova. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme