Tovërlani publikon listën e Kosovës U21

12:44 | 9 Qershor 2023
Emir Abduramani

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2025.

Kosova ndeshet kundër Estonisë, e cila do të zhvillohet më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja U21 i fillon nesër përgatitjet për këtë ndeshje, teksa stërvitja e parë mbahet në orën 17:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Shtatë futbollistë nga kjo listë luajnë në Superligën e Kosovës, teksa lista gjithsej përbëhet nga 23 lojtarë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme