Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani pret një ndeshje mjaftë të vështirë ndaj Ballkanit, ndeshja e cila do zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Ballkani të mërkurën e pret në Suharekë skuadrën nga Drenasi, kurse ndeshja kthyese është paraparë që të zhvillohet me 17 qershor.
Tovërlani në një intervistë për arbresh.info, pranoi se ndeshja do jetë shumë e vështirë dhe është në dijeni të formës së Ballkanit, sidomos kur është vendas.
“Presim ndeshje shumë të vështirë. Në veçanti Ballkani është treguar i fortë dhe i rrezikshëm në fushën e vet”, deklaroi Tovërlani.
Mirëpo, tekniku prishtinas beson se janë stërvitur mjaftë mirë për kohën që kanë pasur dhe mënyra si do shkojë ndeshja do kuptohet në Suharekë.
“Ne jemi përgatitur mjaftë mirë për këtë kohë prej se na është mundësuar nga ministria dhe instituti. Se si do shkojë ndeshja mbetet ta shohim pas 90 minutave në Suharekë”, përfundoi ai.
Kujtojmë që derbi i ‘zjarrtë’ mes Ballkanit dhe Feronikelit nis në ora 16:00./E.Bytyqi/arbresh.info.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...