Kombëtarja e Kosovës U21 sot ka mësuar kundërshtarët dhe orarin e ndeshjeve për kualifikimet e Evropianit 2025. Shorti i hedhur në Nion ishte goxha i vështirë për Dardanët e rinj, të cilët janë përfshirë në grup me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë.
Ekipi i drejtuar nga Afrim Tovërlani këtë cikël kualifikues do ta nisë kundër Estonisë, më 6 qershor, derisa përballjen me Gjermaninë do ta ketë më 12 shtator.
I vetëdijshëm për shortin jo të lehtë, Tovërlani është shprehur i matur rreth parashikimeve të tij, por ka thënë se nuk do t’ia kenë frikën asnjë kundërshtari.
“Larg asaj për të nënçmuar ndonjë ekip, por mendoj se jemi në situatë edhe për të mos ju frikësuar asnjë kombëtareje. Ne, do të bëjmë më të mirën. Shpresoj të mos kemi lëndime dhe ta kemi grupin e shëndoshë, duke insistuar të luftojmë për një pozitë sa më të mirë. Duhet ta dimë se kualifikimet e fundit na e kanë bërë punën më të vështirë sepse kemi rënë në vazon e pestë. Por, e theksoj edhe një herë as nuk e nënçmojmë askënd dhe as nuk i frikësohemi askujt. E kemi një grup të mirë të futbollistëve. Shpresoj që ata të kenë minutazh më të madhe në klubet e tyre. Jam më se i bindur se do të kalojmë mirë në këtë grup”, ka theksuar Tovërlani pas shortit, por pa qartësuar se cili do të jetë objektivi në këto kualifikime.
Kjo është hera e dytë që Kosova U21 do të përballet me Gjermaninë dhe Izraelin, ngase për herë të parë me këta dy kundërshtarë është ballafaquar edhe në ciklin kualifikues Euro 2019.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador