Feronikeli kërkon fitore nesër ndaj Ballkanit në mënyrë që të kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës.
Kështu është shprehur trajneri Afrim Tovërlani, gjatë një prononcimi për arbresh.info.
Tovërlani beson se janë të përgatitur për përballen ndaj “Xhebrailave” dhe janë në dijeni për skuadrën kundërshtare.
“Jemi të përgatitur, djelmoshat kanë punuar me shumë seriozitet dhe disiplinë duke e ditur që kemi të bëjmë me një skuadër shumë të fortë dhe ta papërshtatshme”, theksoi fillimisht Tovërlani.
Trajneri i skuadrës nga Drenasi gjithashtu ka thënë se nuk do bazohen në formën momentale të Ballkanit, kurse kërkojnë finalen.
“Nuk do bazohemi në këto ndeshjet e para, në të cilat Ballkani nuk i ka nisur mirë sepse e dimë që kanë potencial që në mënyrë individuale ta përfundojnë ndeshjen. Do hyjmë me sinqeritetin më të madhin dhe kërkojmë finalen”, shtoi tutje ai.
Në fund, tekniku prishtinas tha se lojtarët janë me plotë besim dhe këtë e kanë dëshmuar në ndeshjen e parë që u zhvillua në Suharekë.
“Lojtarët kanë besim sepse shumica janë kampion të kupës, pra patjetër kanë besim. Nuk është që do përballemi me ndonjë skuadër të huaj që të mos e kemi besimin dhe këtë e kemi dëshmuar në ndeshjen e parë në Suharekë”, përfundoi ai.
Ndeshja mes Feronikelit dhe Ballkanit zhvillohet nesër në “Rexhep Rexhepi” dhe nis në ora 16:30./E.Bytyqi /arbresh.info.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit