Google ADS

Tovërlani: Kosova është e dobët shkaku i politikanëve jo sportistëve

23:22 | 11 Gusht 2020
Arbresh Info

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit.

UEFA ka suspenduar ndeshjen Drita – Lindfield, ndërsa është duke u parë mundësia që skuadra nga Gjilani të humbë ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtarë 3 – 0, shkaku që ka raste me koronavirus në skuadër, transmeton portali arbresh.info.

Tovërlani ka reaguar ashpër për këto zhvillime duke thënë se Kosova është e dobët shkaku i politikanëve jo sportistëve.

“Ne mendjen time per momentin eshte pikepyetje: pse vetem per ekipet kosovare ju kushton Uefa kaq rendesi testeve te Covid-19?! Ne te gjitha ekipet evropiane ka futbollist qe kane rezultuar pozitiv por vetem ne na shikojne me sy tjeter.

Kosova ime e dashur ti je shume e dobet, jo shkaku i sportistave por shkaku i politikaneve!”, ka shkruar ai në Facebook.

Mbetet të shihet vendimi përfundimtar i UEFA-s në ditët e ardhshme./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme