Toverlani flet sot për herë të parë si trajner i Kosovës U21

12:19 | 15 Shtator 2022
K.B

Trajneri i Kombëtares së Kosovës U21 në futboll, Afrim Toverlani, do të flas sot për herë të parë si trajner i kësaj kategorie.

Në njoftimin për media nga Federata e Futbollit të Kosovës(FFK) nuk janë bërë të dituar arsyet e thirrjes së kësaj konference, por pritet që Toverlani të flas për planin e punës së tij me këtë gjeneratë si dhe të zbulojë edhe ekipin e tij ndihmës.

Toverlani u emërua në krye të U21-shave në korrik të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme