Yaya Toure i ka inkurajuar futbollistët dhe FIFA-n të bëhen më serioz në luftën kundër racizmit në botën e futbollit, por edhe në shoqëri në përgjithësi.
Ish-ylli i Manchester Cityt dhe Barcelonës, Yaya Toure, ka qenë një kritik i zëshëm i tentimeve të autoriteteve përgjegjëse në botën e futbollit për t’u dhënë fund incidenteve raciste nëpër stadiume.
Problemi i racizmit ishte në qendër të vëmendjes sërish këtë muaj, gjatë fitores me rezultat 6:0 të Anglisë kundër Bullgarisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
Ndeshja u ndal dy herë gjatë pjesës së parë pasi që futbollistët e Anglisë ia bënë me dije gjyqtarit kryesor për thirrjet raciste nga ana e tifozëve bullgarë të pranishëm në stadiumin në Sofje.
Bulgaria u ndëshkua nga UEFA për abuzim racor dhe përshëndetje naziste, përderisa presidenti i Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Borislav Mihaylov, dha dorëheqje vetëm disa ditë pas ndeshjes, pasi iu kërkua kjo gjë nga kryeministri bullgar.
Lojtarët e Anglisë sugjeruan para ndeshjen se ata do ta braktisnin ndeshjen nëse bëhesh viktima të thirrjeve raciste në Sofje, megjithatë ata pastaj ndërruan mendje dhe e vazhduan ndeshjen deri në fund.
Dhe Toure mendon se ata do të duhej të kishin pasur një qasje më të ashpër.
“Është turpëruese”, tha Toure në një intervistë të dhënë ëpr AFP, kur u pyet për reagimin e “Tre Luanëve”. “Pse po luan për Anglisë?”.
“Ata gjithmonë flasin – blah, blah, blah, blah. E pastaj çfarë? Asgjë nuk ndryshon. Njerëzve në FIFA nuk u intereson më sepse ne kemi folur që një kohë për këto raste, por ato po vazhdojnë ende”.
“Nuk dua të them që nuk jam i shqetësuar, jam i shqetësuar. Ata duhet të jenë më serioz për këtë gjë, lojtarët duhet të bëjnë diçka serioze në këto raste, përndryshe racizmi do të vazhdojë. Lojtarët duhet ta braktisin ndeshjen”.
Ish-lojtari i Kombëtares së Bregut të Fildishtë tani është duke luajtur për klubin Qingdao Huanghai në ligën e nivelit të dytë në futbollin në Kinë, ku u transferua në korrik. /Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...