Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11-shet startuese

16:25 | 22 Dhjetor 2024
D.H

Tottenham është nikoqir i liderit të Premier Leagues, Liverpoolit në kuadër të derbit të javës së 17-të.

Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 17:30, shkruan Arbresh.info.

Tashmë dy trajnerët kanë publikuar formacionet e tyre për këtë sfidë.

Postecoglou ka vendosur këtë 11-she, anti-Liverpool:

Forster, Bissouma, Dragusin, Gray, Kulusevski, Maddison, Porro, Sarr, Solanke, Heung-Min Son dhe Spence.

Ndërsa në anën tjetër, trajneri holandez, Arne Slot do të luaj me këtë formacion:

Alisson, Alexander-Arnold, Diaz, Gakpo, Gomez, Gravenberch, Mac Allister, Robertson, Salah, Szoboszlai dhe Van Dijk.

Herën e fundit kur u takuan këto dy skuadra në këtë stadium, ndeshja u përcoll më mjaft polemika, ku vendasit triumfuan 2-1.

Aktualisht, Tottenhami ndodhet në pozitën e 11-të me 23 pikë, kurse Liverpooli është lider me 36 sosh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme