Francesco Totti në një intervistë për Sky Italy zbuloi se në fund të karrierës së tij kishte marrë shumë oferta për t’u larguar nga Roma, një klub me të cilin ai kishte kaluar gjithë jetën.
Ai ishte pjesë e Romës që nga mosha 13 vjeçare, dhe aty qëndroi deri katër muaj para ditëlindjes së 41, kur edhe doli në maj të vitit 2017, pas 785 ndeshjeve të luajtura dhe 307 golave të shënuara.
“Në fund të karrierës sime, unë mora oferta për të lënë Romën. Kisha thirrje nga Italia dhe jashtë saj. E pranoj, po mendoja të largohesha sepse doja të vazhdoja të luaja”, ka deklaruar Totti, përcjell lajmi.net.
“Sidoqoftë, një ose dy sezone tjera në fushë nuk do të kishin shumë kuptim për mua, dhe nga ana tjetër, unë po ndjekja ëndrrën time të vetme, që do të thotë të vishja fanellën e vetëm një klubi gjatë gjithë jetës time”.
“Nëse do të isha shkuar diku tjetër, do ta kisha shkatërruar gjithçka që kishte rëndësi për mua në jetë”.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...