Francesco Totti beson që Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë pavarësisht se Cristiano Ronaldo ka barazuar rekordin e tij në fillim të këtij muaji duke u bërë fitues i pesëfishtë i Topit të Artë.
Triumfi i Real Madridit në Ligë të Kampionëve dhe La Liga sezonin e kaluar i siguroi Ronaldos çmimin më të madh individual në botën e futbollit, por Messi ka pasur gjithashtu një sezon të shkëlqyer, transmeton portali arbresh.info.
Magjistari argjentinas i siguroi fitore me rezultat të thellë 3 me 0 Barcelonës në Santiago Bernabeu të shtunën e kaluar, ndërkohë që Ronaldo po vazhdon të jetë i qetë para portës në ndeshjet në El Clasico.
Totti ishte një figurë e adhuruar gjatë karrierës së tij superiore në Roma prej tri dekadave.
Edhe pse ai i sheh tani ngjarjet, si transferimin e Neymarit për një tarifë rekorde nga Barcelona në Paris Saint Germain, si shembull të një ndryshimi të tmerrshëm në botën e futbollit në krahasim me të kaluarën, ish sulmuesi i Italisë është i lumtur që dyshja ka qenë pjesë e gjeneratës së tij të mrekullueshme.
“E preferojë me të vërtetë futbollin që ishte një kohë më arë. Sot gjërat janë thjeshtë të çmendura”, ka thënë ai në një konferencë ndërkombëtare rreth futbollit në Dubai. “Futbolli ka ndryshuar thellë gjatë kohës time dhe tani. Preferojë futbollin romantik që ishte më parë, tani është i gjithi biznes. Këtu ka lojtarë si Ronaldo dhe Messi, por Neymar është një shembull i këtij çmimi të madh, është shumë për të paguar 250 milionë euro për një lojtarë. Kjo është përtej realitetit”
“Por, Messi është numër një, vetëm mos i tregoni Cristianos!”
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...