Google ADS

Totti mendon për të ardhmen

10:53 | 3 Mars 2017
Arbresh Info

Pas një edicioni të tmerrshëm që është duke kaluar, Francesco Totti është duke menduar për të ardhmen në Roma.

Bazuar në raportet nga mediat italiane, kapiteni është dëshpëruar me kohën e kufizuar në fushë gjatë këtij sezoni, përfshirë qëndrimin prej vetëm 4 minutave gjatë disfatës 2 me 0 së pësuar ndaj Lazios këtë javë për Kupë të Italisë, transmeton portali arbresh.info.

40-vjeçari është thënë se ka ndërmend të vazhdojnë kontratën me përfundimin e sezonit, por raportet e fundit sugjerojnë që Totti është duke diskutuar me pronarin James Pallotta për atë që do të ndodhë tutje.

Në rast se marrëveshja nuk përfshinë rinovimin e kontratës së futbollistit, Francesco Totti do të marrë një pozitë prapa skenave të klubit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme