Francesco Totti ka konfirmuar se ndeshja e së dielës ndaj Genoas do të jetë e fundit për Roman.
40-vjeçari ka qëndruar i heshtur rreth të ardhmes së tij, por zyrtarët e klubit ka konfirmuar se takimi i së dielës do të jetë ndeshja e tij e fundit për “Giallorossët”, transmeton portali arbresh.info.
Lojtari kishte konfirmuar më parë vendimin, por në kuptimin që nuk do të luaj më gjatë te ky klub. Raportet të ndryshme sugjerojnë që kapiteni ka pranuar një ofertë nga një klub i pazbuluar në Serie A, por nuk janë dhënë më shumë detaje as në deklaratën e publikuar nga ylli.
Lexo edhe: Sergio Ramos nuk e do këtë superyll në Real Madrid (FOTO)
“Roma v Genoa, e diele, 28 maj 2017, do të jetë ndeshja ime e fundit kur unë do të bartën fanellën e Romas”, ka shkruar kapiteni në rrjetin social Facebook. “Është e pamundur për të shprehur me pak fjalë atë që këto ngjyra kanë përfaqësuar, përfaqësojnë dhe do të përfaqësojnë për mua gjithmonë”
“Unë ndjejë vetëm që dashuria ime për futbollin nuk ka kaluar, është një pasion, është pasioni im. Është aq thellë sa nuk mund të ndaloj së menduari se si ta ushqej këtë. Asnjëherë”
“Nga e hëna, unë jam i gatshëm për të shkuar. Jam i gatshëm për një sfidë të re”, përfundoi Totti./arbresh.info
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...