Skuadra e Pochettinos ka humbur pikë për të katërtën herë këtë edicion në Premierë Ligë.
Pavarësisht formës së mirë në UEFA Ligë të Kampionëve, Tottenham Hotspuri është duke pasur vështirësi të shumta para portës në ndeshjet në kuadër të Premierë Ligës, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti londinez është mposhtur me rezultat 2 me 1 në ndeshjen e xhiros së 14-të nga Leicester City e zhvilluar në King Power mbrëmjen e sotme (e martë).
Dy golat në pjesën e parë të takimit i mjaftuan skuadrës së Claude Puelit për të siguruar tri pikë të plota në takimin si nikoqir. Sulmuesi anglez Jamie Vardy realizoi gol të bukur në minutën e 13′ pas asistimit nga Marc Albrighton. Riyad Mahrez dyfishoi epërsinë me një supergol në minutën e dytë të kohës shtesë.
Mysafirët ngushtuan epërsinë duke shënuar për 2 me 1 në pjesën e dytë. Sulmuesi Harry Kane gjeti portën më minutën e 79′ duke shënuar nga afërsia.
Leicester City tani qëndron në pozitën e 14-të në tabelë me 17 pikë, ndërsa Tottenham Hotspuri qëndron në pozitën e pestë me 24 pikë./arbresh.info/
Shikoni golat:
https://streamable.com/t4y2j
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit