Tottenhami ka vazhduar në çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve.
“Spursët” kanë eliminuar liderin e tabelës në Bundesliga, Borussia Dortmundin, duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 4 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Lucien Favres shpresonte në ndonjë rikthim befasues, por një gjë e tillë mbeti vetëm në ëndrrat e tifozëve për shkak se ata nuk arritën të shënojnë as një gol të vetëm dhe madje pësuan nga Harry Kane në takimin kthyes.
Sulmuesi i gjiganti anglez shënoi golin e vetëm në takimin kthyes duke gjetur portën derisa po zhvillohej minuta e 48′ e ndeshjes në Signal Iduna Park.
Nikoqirët dominuan me posedim, numër të rasteve dhe goditje drejtë portës, por porta e portierit Hugo Lloris mbeti e pastër.
Takimi i parë mes dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 3 me 0 në favor të skuadrës së Maurico Pochettinos që bindshëm vazhdon tutje në çerekfinale.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...