Dyshja e Manchester Unitedit, Anthony Martial dhe Juan Mata ishin subjekt i një interesimi nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar veror.
Skuadra londineze përfundoi afatin kalimtar veror pa nënshkruar me asnjë futbollistë dhe u bë klubi i parë anglez pas 15 vitesh që nuk transferon dikë gjatë verës.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Tottenhami nuk kishte interesim për nënshkrime të reja në klub.
Sipas mediumit Manchtester Evening News, Tottenham u interesuar për nënshkrimin e dy lojtarëve të Unitedit, gjatë afatit kalimtar të verës.
Ky medium thekson se sulmuesi francez, Martial dhe mesfushori spanjoll, Mata, ishin dëshirat e Spursave për t’i transferuar gjatë verës.
Por, Unitedi që gjithashtu nuk është se bëri një ‘merkato’ të mirë, refuzoi qasjen e londinezëve për dyshen sulmuese.
Ndryshe edhe United kishte qenë i interesuar në mbrojtësin e tyre, Toby Alderweireld, por gjithashtu u refuzuar nga Spurs.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...