Google ADS

Tottenhami shkatërron Huddersfieldin, hat-trick nga Lucas Moura

15:26 | 13 Prill 2019
Arbresh Info

Lucas Moura ka shënuar hat-trick në fitoren e thellë pasditen e sotme (e shtunë) të Tottenhamit ndaj Huddersfieldit.

Gjiganti anglez ka siguruar fitore bindëse këtë vikend ndaj skuadrës në fund të tabelës në Premierë Ligë duke e mposhtur me rezultat 4 me 0, shkruan portali arbresh.info.

Moura realizoi në minutën e 27′, 87′ dhe 93′ për skuadrën e Pochettinos ndërkohë që goli i epërsisë u realizua nga Victor Wanyama në minutën e 24′.

Me këto tri pikë, Tottenhami ka përforcuar pozitën e tretë në tabelë para një ndeshje tejet të vështirë të martën e javës së ardhshme.

Takimi i zhvilluar këtë pasdite është zhvilluar në kuadër të xhiros së 34-të në Premierë Ligë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme