Anësori i Barcelonës, Malcom, i cili ishte përforcimi më i shtrenjtë i klubit në merkaton e fundit të transferimeve, mund të largohet nga Spanja dhe Tottenhami është destinacion i tij i mundshëm.
Trajneri i Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino ka qenë gjithmonë një tifoz i reprezentuesit brazilian dhe një marrëveshje mund të bëjë që lojtari të kalojë në Londër në formë huazimi me opsionin për blerje në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Negociatat kanë nisur të mërkurën dhe Malcom nuk ka qenë i përfshirë në ndeshjen e sotme (e enjte) kundër Levantes duke ngjallur tutje spekulime.
Barcelona pagoi 40 milionë euro për 21-vjeçarin pas një numri të madh performancash të shkëlqyera të tij te Bordeaxui.
Por, ai nuk ka arritur të fitojë kohë në fushë nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes dhe ka luajtur vetëm dhjetë ndeshje duke shënuar dy herë brenda tyre./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...