Chelsea e ka mbyllur edicionin 2021/22 në vendin e tretë në Ligën Premier, derisa atë e ka përforcuar me fitoren 2-1 ndaj Watfordit.
Golat për Blutë i shënuan Kai Havertz dhe Ross Barkley, ndërsa për Watfordin realizoi Gosling.
Fitore në këtë javë të fundit mori edhe Tottenhami, duke përfunduar kështu në vendin e katër, pas fitores 5-0 përball Norwichit të Milot Rashciës që ka rënë tashmë në Championship.
Golat për Spurs i shënuan Dejan Kulusevski e Heung-Min Son me nga dy dhe Harry Kane.
Arsenali triumfoi 5-1 ndaj Evertonit, mirëpo përkundër kësaj fitoreje, ata përfunduan në vendin e pestë, duke mos ia dalë të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve, e që do të luajnë në Ligën e Evropës.
Për The Gunners realizuan Gabriell Martinelli nga penalltia, Eddie Nketiah, Cedric, Gabriel, Martin Odegaard, ndërsa për Toffes shënoi Donny van de Beek.
Manchester United në anën tjetër, u mposht nga Crystal Palace me rezultat 1-0, po ia doli të siguronte një vend në Ligën e Evropës.
Golin e vetëm në këtë ballafaqim e shënoi Wilfried Zaha në minutën e 37-të.
Chelsea në vendin e tretë, me 74 pik, Tottenhami tre më pak, Arsenali me 69 sosh dhe Manchester United me 58.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...