Tottenhami është i gatshëm të shes Fernando Llorenten në Chelsea, vetëm nëse fitojnë në lojtarin të cilin e kanë nënshkruar para gjashtë muajve.
Blutë e Londrës kanë shprehur interesim në spanjollin, pasi ata janë në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar sulmuesin belg, Mitchy Batshuayi, i cili pritet ta zëvendësojë Pierre-Emerick Abuameyangin në Dortmund.
Chelsea ka qenë në bisedime me sulmuesin francez, Oliver Giroud, por Antonio Conte ka intervenuar dhe dëshiron të nënshkruaj me Llorenten, raporton “The Telegraph”, transmeton arbresh.info.
Telepgraph raporton se Tottenham do të kërkojë 17 milionë funte për sulmuesin spanjoll.
Kjo shumë do të siguronte një fitim të mirë në lojtarin të cilin e kishin nënshkruar vetëm për 12 milionë funte nga Sëansea, gjatë afatit kalitmar të verës.
Përkundër formës së dobët të Llorentes në klubin londinez, ai mbetet i pëlqyer nga Conte, i cili kishte punuar me 32 vjeçarin sa ishin bashkë në Juventus.
Trajneri italian është duke kërkuar një sulmues me përvojë të madhe, sulmues shtatëlartë, dhe në fillim të këtij afati Chelsea ishte lidhur me sulmuesit si Andy Carroll, Peter Crouch dhe Ashley Barnes, dhe tashmë Llorente, i cili i përmbush këto kërkesa, duke shtuar faktin se ai ka një shoqëri të mirë me Alvaro Moratan, do të jetë një bonus i madh. /arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?