Tottenham Hotspuri në formë befasuese është mposhtur pasditen e sotme (e shtunë) nga Southamptoni.
“Spursët” pësuan dy gola të shpejta gjatë pjesës së dytë duke u mposhtur me rezultat 2 me 1 nga skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Ralph Hasenhuttl, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse ishin në avantazh me të shënuar golin e epërsisë nga Harry Kane qysh në minutën e 26, mysafirët vazhduan duke dominuar me posedim të topit, gjuajtje dhe goditje drejtë portës.
Mirëpo, shifrat u barazuan për 1 me 1 nga Yann Valery në minutën e 76′ para se James Ward Prowese të përmbyste rezultatin për 2 me 1 me një supergol nga gjuajtja e lirë duke tronditur të gjithë.
Skuadra e Mauricio Pochettino, i cili kreu dy zëvendësime menjëherë pas golit të disavantazhit për të freskuar skuadrën, nuk arriti të shkaktonte ndonjë ndryshim ndonëse përpjekjet nuk munguan gjatë minutave të fundit.
Tottenham Hotspuri vazhdon qëndrimin në pozitën e tretë me 61 pikë, tri më shumë se Manchester United në pozitën e katërt, ndërsa Southamptoni qëndron tani në pozitën e 16-të me 30 pikë./arbresh.info/
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...