Totenham Hotspuri raportohet të ketë informuar Interin dhe mbrojtësin Jan Vertonghen nuk është në shitje gjatë merkatos së transferimeve në janar.
Belgu, i cili është transferuar në veri të Londrës në vitin 2012, do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e pavendosur, transmeton portali arbresh.info.
Raportet pretendojnë se Interi, i cili ka bërë disa përpjekje për të nënshkruar me Vertonghem gjatë verës, do të përpiqet sërish për të lansuar një ofertë për mbrojtësin vitin e ardhshëm.
Bazuar në The Guardian, Interi do të kërkoj arritjen e një marrëveshje me Vertonghen edhe gjatë verës së ardhshme për shkak se “Spursët” kanë dhënë se lojtari nuk është në dispozicion në janar.
Ata dëshirojnë t’i ofrojnë një kontratë të re 32-vjeçarit, por gjasat janë të vogla për tu arritur një marrëveshje mes tyre./arbresh.info/
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren