Tottenhami fiton tre pikët e para ndaj Newcastle

15:39 | 11 Gusht 2018
Arbresh.info

Tottenhami e ka nisur në mënyrën e duhur edicionin e ri në Premierligë.

Londinezët shënuan fitore në udhëtimin e vështirë te Newcastle.

Ekipi i Maurizio Pochettinos fitoi me rezultat të ngushtë, 2:1.

Që të tre golat u shënuan në fillim të ndeshjes. Vertonghen kaloi Tottenhamin në epërsi, por Joselu barazoi shifrat.

Megjithatë, golin e fitores për Spurs e realizoi Dele Alli me kokë.

Kësisoj, Tottenham sinjalizon që edhe këtë edicion do të jetë protagonist në Premierligë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme