Tottenhami fitoi ndaj Interit me rezultat 1-0 në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.
Spurs ishin për një nuancë më të mirë dhe kështu mbajtën gjallë shpresën për kualifikimin në fazën tejtër.
Rastin e parë serioz për gol e kishte Lucas në minutën e 30-të, por Samir Handanovic nuk lejon golin.
Pas tetë minutash Harry Winks goditi shtyllën pas një gjuajte të fuqishme jashtë zonës dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Në fillimin e pjesës së dytë ishin zikaltrit ata që u treguan me të rrezikshëm, por pa ide para portës kundërshtare.
Spurs rimarrin shpejt lojën në dorë, ndërsa shansin më të mirë e kishin me anë të Jan Vertonghen në minutën e 71-të.
Pesë minuta më vonë Hugo Lloris shpëtoi vendasit pasi arriti të mbrojë gjuajtjen e Ivan Perisic.
Goli i vetëm në takim erdhi në minutën e 80-të me anë të Christian Eriksen.
Mysafirët tentuan golin në minutat e mbetur, por Spurs u vendosën mirë dhe nuk lejuan një tjetër befasi.
Pas kësaj fitore Tottenhami renditet në i dyti në Grupi B me shtatë pikë, kurse Interi zhvendoset në vendin e tretë me pikë të njëjta, por me gol dallim më të dobët.
Barcelona ka siguruar fazën tjetër nga vendi i parë me 13 pikë, kurse PSV e pashpresë qëndron në pozitën e fundit me një pikë.
Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj PSV-së, kurse Tottenhami luan ndaj Barçës.
Interi duhet të fitojë ndaj PSV-së me shpresën që Tottenham të barazojë ose humbas kundër Barçës në Camp Nou, zikaltrit mund të vazhdojnë në fazën tjetër edhe me barazim, por gjithmonë nëse Spurs humbasin.
Por, nëse Spurs fitojë, atëherë ëndrra zikaltër përfundon.
https://twitter.com/goalradarUEFA/status/1067896178996625409
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...