Tottenham Hotspur ka lëshuar pikën të rëndësishme në udhëtim te PSV në Ligën e Kampionëve.
Skuadra angleze ka barazuar 2:2 me PSV në ‘Philips Stadion’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në garën elitare evropiane për klube.
Vendasit e nisën më mirë takimin duke shënuar për 1:0 me anë të Lozano në minutën e 30’.
Tottenhami arriti të barazonte në 1:1 në minutën e 39’ përmes Lucas.
Pjesa e dytë solli edhe epërsinë e parë për Tottenhamin, që shënoi për 1:2 nëpërmjet Kane.
PSV nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes, dhe arriti të barazonte në 2:2, kur De Jong shënoi në minutën e 87’.
Këto janë pikët e para për të dy skuadrat në Ligën e Kampionëve këtë sezon
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...