Tottenham Hotspur ka njoftuar zyrtarisht vazhdimin e kontratës me yllin e tyre, Heung-Min Son.
Ylli nga Koreja e Jugut ka nënshkruar një kontratë të re me Tottenham ka njoftuar klubi londinez.
Spurs konfirmoi se një nga yjet e tyre më të mëdhenj ka rënë dakord për kushte të reja në një video në Twitter, shoqëruar me një mesazh në gjuhën amtare të Son, në të cilën thuhet “historia e tij vazhdon”.
Reprezentuesi i Koresë së Jugut ka nënshkruar një marrëveshje të re katër-vjeçare, e cila vlen deri në verën e 2025.
“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se Heung-Min Son ka nënshkruar një kontratë të re katër-vjeçare me llubin, e cila do të zgjasë deri në vitin 2025”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Kapiteni i Koresë së Jugut, 29 vjeç, ka shënuar 107 gola dhe ka shtuar 64 asistime në 280 paraqitje në të gjitha garat që kur u bashkua me ne nga Bayer Leverkusen në gusht të 2015. /Telegrafi/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...