Tottenhami bën një hap drejt finales, mposht ngushtë Chelsean

23:08 | 8 Janar 2019
Arbresh Info

Tottenhami ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë 1-0 përballë Chelseat në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup.

Ndeshje ishte interesante ndërsa në përgjithësi Chelsea kishte më shumë nga loja, por nuk arriti t’i konkretizojë rastet.

Rasti i parë erdhi në minutën e 5-të, kur Harry Kane gjuajti bukur, por portieri Kepa Arrizabalaga, arriti ta ndal topin.

Në minutën e 25-të Tottenhami fiton penallti. Ishte Harry Kane që u ndal nga Kepa në zonë dhe gjyqtari tregoi në pikën e bardhë.

Penalltinë në gol e shndërroi në gol Harry Kane për 1-0.

Kante dhe Hudson-Odoi provuan ta barazojnë rezultatin edhe pse kishin raste të mira, për tu mbyllur pjesa e parë me rezultat të ngushtë.

Në të 52-tin kishte rast të mirë Kane, por nuk arriti të shënojë.

Chelsea u kundërpërgjigj me Katen dhe Andreas Christensenin, por që nuk arritën ta ndërrojnë rezultatin.

Ndeshja kthyese zhvillohet me 24 janar në Stamford Bridge./Telegrafi/

https://twitter.com/FDSportsbook/status/1082737709280649219

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme