Tottenham Hotspuri raportohet të ketë bërë kontakt me Jose Mourinhon teksa e ardhmja e Mauricio Pochettinos vazhdon të mbetet e paqartë.
Trajneri në detyrë te “Spursët” është aktualisht nën një presion serioz pas një numri të madh rezultatesh të dobëta këtë sezon, përfshirë këtu disfatën 7 me 2 në Bayern Munich dhe humbjen në penalti kundër Colchester United në EFL Kupë, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, Mourinho ka qenë i papunë qysh pas shkarkimit si trajner i Manchester United në muajin dhjetor të vitit 2018.
Bazuar në Soccerlink, “Spursët” i janë afruar kampit të Mourinhos për shkak se klubi në veri të Londrës planifikon jetën pa Pochettinon.
Thuhet se Mourinho ka refuzuar ofertën për tu bërë trajner i Lyonit sepse ai dëshiron të marrë detyrën te “Spursët” menjëherë pasi kjo pozitë të jetë në dispozicion.
Pochettino, i cili është bërë trajner i “Spursve” në vitin 2014, është përfolur shumë për të marrë detyrën në Manchester United edhe pse Mourinho ishte shkarkuar nga hierarkia e Old Trafford./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...