Google ADS

Tottenham zvogëlon çmimin e Harry Kane në 100 milionë euro

22:30 | 21 Prill 2020
Arbresh Info

Tottenham është i gatshëm ta shesë sulmuesin, Harry Kane për vetëm 100 milionë euro.

Anglezi ka deklaruar se do largohet me dëshirën për të fituar trofe, transmeton portali arbresh.info.

Vlera që kërkonte Spurs në muajin e kaluar ishte 200 milionë euro, mirëpo asnjë skuadër nuk ishte e gatshme ta paguajë.

Sipas Calciomercato, Tottenham është i gatshëm ta shesë Kane për 100 milionë euro.

Manchester United dhe Real Madrid janë dy klubet favorite, mirëpo situatën janë duke e monitoruar edhe Juventus, PSG e Manchester City.

Kane gjatë katër viteve për Tottenham ka shënuar 181 gola në 287 paraqitje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme