Google ADS

Tottenham vazhdon me fitore, Nottingham befason Chelsean

19:03 | 2 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Heung Min Son shënoi një hat-trick teksa Tottenham arriti një fitore mbresëlënës nën Ange Postecogolu.

Burnley arriti në një epërsi të hershme me anë të Lyle Foster që shënoi nga brenda zonës, shkruan Arbresh.info.

Por mysafirët barazuan me një kundërsulm elektrik të cilën e përfundon Son Heung-min.

Tottenham kaloi në epërsi në me anë të Cristian Romeros.

James Maddison e zgjeroi atë avantazh pas pushimit.

Son përsëri për të vazhduar dominimin e “Spurs”.

Josh Brownhill mori një ngushëllim të vonë për njerëzit e Vincent Kopmany, të cilët mbeten pa fitore në fillim të sezonit.

Janë tre fitore radhazi për Spurs që duken sikur po përshtaten shumë mirë me jetën pa Harry Kane.

Chelsea pësoi humbjen e dytë në katër ndeshje pasi Nottingham Forest befasoi në “Stamford Bridge”.

Anthony Elanga doli nga banka rezervë për të shënuar në fillimin e pjesës së dytë.

Skuadra e Mauricio Pochettino-s bëri presion për barazimin dhe nënshkrimi i verës, Nicolas Jackson, humbi disa raste të mira.

Pavarësisht shtytjeve dhe provave, goli nuk u arrit kurrë për blutë që humbën në shtëpi për herë të parë këtë sezon, ndërsa Forest shënoi fitoren e dytë të sezonit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme