Google ADS

Tottenham transferon sulmuesin e Shakhtar Donetsk

15:12 | 11 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Tottenham ka transferuar Manor Solomon nga Shakhtar Donetsk në një kontratë pesëvjeçare.

Anësori 23-vjeçar izraelit e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Fulham, ku shënoi pesë gola në 24 paraqitje.

Solomon bëhet nënshkrimi i katërt i verës për Tottenham pas anësorit Dejan Kulusevski, portierit Guglielmo Vicario dhe mesfushorit anglez James Maddison.

Tottenham përfundoi në vendin e tetë në Premier League sezonin e kaluar dhe humbi kualifikimin evropian.

Solomon iu bashkua Fulhamit në formë huazimi nga Shakhtar pasi ushtroi një rregull të FIFA-s që lejonte lojtarët me bazë në Ukrainë të pezullonin kontratat e tyre.

Rregulli, që zbatohet për lojtarët që nuk janë shtetas ukrainas, u prezantua nga organi drejtues botëror pas pushtimit nga Rusia.

Paraqitjet e Solomonit e ndihmuan Fulhamin të arrinte në vendin e 10-të në Premier League dhe menaxheri Marco Silva ishte i etur për ta mbajtur atë.

Ai ka 35 paraqitje për Izraelin dhe ka shënuar shtatë gola që nga debutimi i tij ndërkombëtar në vitin 2018./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme