Tottenhami ka arritur të mposht Huddersfield Town, duke fituar me rezultat 2 me 0, në takimin e vlefshëm të javës së 29-të.
Skuadra londineze që nga fillimi i takimit ishte më e mirë dhe më dominuese, se sa ajo mysafire.
‘Gjelat’ rrezikuan të parët, nëpërmjet sulmuesi anglez, Harry Kane, por tentimi i tij ishte i pa saktë.
Me kalimin e minutave, skuadra e trajnerit Pochettino, shtoi sulmet ndaj mbrojtjes së Huddersfieldit, pjesë e së cilës ishte dhe ziverani me prejardhje shqiptare, Florent Hadërgjonaj.
Në minutën e 27-të pas një super aksioni të ndërtuar, Tottenhami gjeti golin e parë, nëpërmjet jug-koreanit, Heung – Min Son, i cili me lehtësi kaloi portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1 me 0.
Vendasit vazhduan me ritmin e njëjtë të lojës, por pa ia arritur të shënonin golin e dytë.
Në fund të pjesës së parë, Huddersfield rrezikoi portën e Hugo Llorisit, nëpërmjet Tom Ince, por goditja e tij përfundoi jashtë portës, shkruan arbresh.info.
Me të filluar, pjesa e dytë Tottenhami pati një rast të shkëlqyer për ta dyfishuar rezultatin, por goditjen e Delle Allit e priti portieri mysafir.
Goli i dytë u realizua në minutën e 54-të, pas një harkimi të bukur në zonë nga Kane, jug-koreani Heung Min – Son, realizoi përsëri, kësaj radhe për rezultatin 2 me 0.
Son ishte afër të kompletonte hattrikun e tij por nuk shfrytëzoi si duhet pasimin e bukur të Christian Eriksenit.
Me këtë fitore, Tottenhami renditet në pozitën e tretë me 58 pikë, ndërsa Huddersfield në pozitën e 15 me 30 pikë. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...