Tottenham sfidon Chelsean për Enriquen

23:41 | 17 Prill 2023
Orgesa Haziri

Chelsea duket i gatshëm të luftojnë për Luis Enrique këtë verë, me Tottenham që janë gjithashtu të interesuar për spanjollin.

“Blutë” janë në kërkim të një trajneri të ri, pas shkarkimit të Graham Potter këtë muaj, me klubin që riktheu Frank Lampardin për të marr drejtimin e klubit përkohësisht.

Lampard nuk pritet të qëndrojë pas qershorit me pronarin e klubit Todd Boehly që kërkon të sigurojë një trajner me emër për të udhëhequr projektin e tij.

Megjithatë, rivalët Tottenham janë gjithashtu në treg për një trajner të ri, pas vendimit të tyre për të shkarkuar trajnerin italian Antonio Conte.

Enrique dhe Julian Nagelsmann janë dy emrat e lidhur kryesisht me të dyja punët, dhe dyshja pritet të përfundojë në Londër sezonin e ardhshëm, por destinacioni i tyre përfundimtar nuk dihet.

Sipas raportimeve nga Daily Telegraph, Spurs janë të gatshëm të sfidojnë ofertën e Chelseat për Enrique, me ish-shefin e Spanjës që përflitet se është i frustruar nga mungesa e urgjencës nga Stamford Bridge./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme