Tottenham në minutat shtesë siguron fitoren ndaj Aston Villas

16:58 | 16 Shkurt 2020
Arbresh Info

Tottenham ka arritur të fitojë tri pikë të rëndësishme në udhëtim te Aston Villa, e vlefshme për javën e 26-të në Premierë Ligë.

Alderweireld në minutën e nëntë shënoi autogol duke i dërguar vendasit në epërsi, ndërsa i njëjti në minutën e 27-të barazoi rezultatin, transmeton portali arbresh.info.

Epërsinë mysafirëve iu dha Son në minutat shtesë të pjesës së dytë (45+2), i cili njëherë dështoi nga pika e bardhë, por topi iu kthye dhe me pas lehtësisht e dërgoi në portë, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishte Engels në minutën e 53-të që barazoi rezultatin, kurse Son e vulosi fitoren në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+5) pas një gabimi nga mbrojtja e Aston Villas.

Tottenham mbetet në pozitën e gjashtë me 38 pikë, kurse Aston Villa renditët në pozitën e 17-të me 26 pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/BluesMental/status/1229046834456399872

https://twitter.com/hotspurtalkbr/status/1229056832905367552

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme