Tottenham në bisedime me trajnerin e Ajax-it

09:13 | 6 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Skuadra angleze,Tottenham ka filluar bisedimet, me trajnerin e Ajax, Erik Ten Hag.

Sipas gazetës “Mirror”, drejtuesit e Tottenham kanë filluar kontakte me Erik ten Hag për ta marrë postin e trajnerit të tyre, pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Antonio Conte ishte shumë i përfolur për një kalim te Hotspurs, por duket se ai nuk është i interesuar, dhe tani drejtuesit e Tottenham, po shikojnë opsione tjera.

Ten Hag ka qenë i preferuar i Tottenhamit për disa kohë, dhe mund të jetë në krye të skuadrës nga sezoni i ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme