Google ADS

Tottenham interesohet për yllin e PSG-së

08:56 | 15 Prill 2020
Arbresh Info

Tottenham është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të PSG-së, Thomas Meunier.

Meunier i skadon kontrata në qershor dhe dëshiron të qëndrojë te PSG, aty ku kaloi katër sezone, transmeton portali arbresh.info.

Por, “Parisienët” kanë raportuar se nuk do nisin negociatat e rinovimit.

Kjo do të bëjë që belgu të jetë i lirë në verë, ndërsa Spurs është një ndër klubet e shumta të interesuar.

Transferimet e lira janë të preferuarit e Presidentit, Daniel Levy, i cili është duke provuar të hyjë në negociata me agjentin e 28-vjeçarit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme