Tottenham Hotspur njoftoi të dielën mbrëma zyrtarisht për shkarkimin e Antonio Contes nga posti i trajnerit të skuadrës.
“Spurs” në komunikatën e lëshuar në uebfaqen zyrtare të klubit konfirmuan edhe trajnerin e ri të cilin e kanë emëruar deri në fund të edicionit.
Bëhet fjalë për Cristian Stellinin i cili do të jetë trajner i ekipi londinez deri në fund të edicionit, ndërkaq Ryan Mason do të jetë ndihmës i tij.
“Mund të njoftojmë se trajneri Antonio Conte është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Ne arritëm kualifikimin në Champions League në sezonin e parë të Antonios në Klub. Falenderojmë Antonion për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen”.
“Cristian Stellini do të marrë skuadrën si Ushtrues i Detyrës së Trajnerit për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Ryan Mason si ndihmës trajner” – thuhet në komunikatën e klubit, shkruan lajminet.
Trajneri italian, Antonio Conte u emërua trajner i “Spurs” në nëntor të vitit 2021, ndërsa kishte kontratë valide deri në qershor të këtij viti.
Tottenham Hotspur ndodhet në pozitën e katërt në renditjen tabelore të Premierligës me 49 pikë të grumbulluara pas 28 ndeshjeve.
Club announcement.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) March 26, 2023
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës