Tottenham Hotspur zgjat kontratën e Heung-min Son

15:53 | 7 Janar 2025
E.G

Tottenham Hotspur ka aktivizuar opsionin për të zgjatur kontratën e Heung-min Son deri në vitin 2026, ka konfirmuar klubi me anë të një deklarate zyrtare.

Son, i cili nënshkroi një kontratë afatgjatë në vitin 2021, duhej të shihte që kontrata e tij të skadonte në fund të sezonit.

Megjithatë, ai do të qëndrojë te Spurs edhe për një vit, por në moshën 32-vjeçare, mbetet për t’u parë nëse ata do t’i japin një kontratë të re.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se kemi ushtruar opsionin për të zgjatur kontratën e Heung-Min Son , e cila tani do të zgjasë deri në verën e vitit 2026”, thuhet në njoftim.

Sulmuesi i Koresë së Jugut mbetet një pjesë jetike e Spurs, duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar gjashtë të tjerë në 17 ndeshje të Ligës Premier këtë sezon.

Ndryshe, Son po e luan sezonin e dhjetë me londinezët, ku ka zhvilluar 431 ndeshje duke shënuar 169 gola dhe duke dhuruar 90 asistime. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme