Google ADS

Tottenham gjen zëvendësimin e të lënduarit Harry Kane

09:03 | 14 Janar 2020
Arbresh Info

Tottenham është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Interit, Gabriel Barbosa, të cilin e shohin si zëvendësimi adekuat i Harry Kane.

Barbosa kaloi sezonin e kaluar huazim te Flamengo dhe kishte sukses të madh në Copa Libertadores pasi shënoi 25 gola dhe kontribuoi me 14 asistime.

Sipas Tuttosport, Tottenham dëshirojnë ta transferojë brazilianin, pasi Harry Kane do mungojë për një kohë të gjatë.

Kane gjatë viteve të fundit është i pazëvendësueshëm të Spurs, por lëndimi kundër Southampton do ta mbajë jashtë fushe deri në prill.

Në garë për Barbosan është Barcelona, sepse e shohin si zëvendësimi adekuat i Luis Suarez, ky i fundit gjithashtu është i lënduar dhe me shumë mundësi do humbas tërë sezonin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme