Tottenham fiton tri pikë në fund të ndeshjes ndaj Wolwes, gabon Manchester United

17:00 | 15 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Tottenham ka arritur të fitojë tri pikë si mysafirë i Wolwes në kuadër të Premierë Ligës.

Lucas Moura shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e tetë ndërsa në pjesën e dytë vendasit barazuan në minutën e 67-të përmes Traore, mirëpo në minutat shtesë të pjesës së dytë Vertonghen shënoi golin e dytë për mysafirë që vlen tri pikë.

Pas kësaj fitore Tottenham mbetet në vendin e pestë në tabelë me 26 pikë, ndërsa Wolwes në vendin e tetë me 24 pikë, transmeton portali arbresh.info.

Nga ana tjetër Manchester United nuk arriti të fitojë me shumë se një pikë ndaj Everton, ndeshje e cila u zhvillua në “Old Trafford”.

Golin e epërsisë e shënuan mysafirët ngase Lindelof shënoi autogol në minutën e 36-të ndërsa “Djajtë e Kuq” barazuan shifrat përmes Greenwood në minutën e 77-të, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Pas këtij barazimi, United renditët në vendin e gjashtë me 25 pikë, ndërsa Everton në vendin e 16-të me 18 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme