Google ADS

Tottenham fiton dramën në ndeshjen kryesore të javës ndaj Man City

20:34 | 19 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Tottenham ka arritur të sigurojë tre pikë mjaft të vlefshme kundër Manchester Cityt, në një super ndeshje e cila përfundoi me plotë pesë gola.

Pas vetëm katër minutash, Spurs arritën të zhbllokojnë rezultatin përmes Dejan Kulusevskit.

Ndërsa në minutën e 33-të, Ilkay Gundogan barazoi shifrat në 1-1, ku me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte një dramë e vërtetë, pasi çdo minutë e kësaj përballje ishte tejet intensive.

Golin e epërsisë, mysafirët e arritën në minutën e 59-të, kur Harry Kane shënoi për 2-1.

Kane gjithashtu arriti të shënonte edhe një herë në minutën e 75-të, por goli i tij u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiolës kërkonin që të rikthehej rezultati, andaj edhe krijonin raste të njëpasnjëshme.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 92-të, kur Riyad Mahrez mori përgjegjësinë e ekzekutimit të penalltisë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Por, ndeshja nuk përfundoi me kaq. “Shpëtimtari” i Spurs për këtë natë doli të jetë Harry Kane, i cili shënoi me kokë në minutën e 95-të, për t’i sigurar skuadrës së tij tre pikë tejet të velfshme.

Pas kësaj humbje, City humb shansin për të krijuar diferencë më të madhe pikësh me Liverpoolin, e cila gjendet në vendin e dytë me 57 pikë dhe një ndeshje më pak, derisa “Citizens” grumbullojnë plot 63 pikë.

Nga ana tjetër, Tottenham gjendet në vendin e shtatë me 39 pikë të grumbulluara pas 23 ndeshjesh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme