Tottenham fiton derbin kundër Cityt, i afrohet top katër

19:25 | 2 Shkurt 2020
Arbresh Info

Tottenham ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 2 – 0, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në Premierë Ligë.

Të dy golat ishin të shënuar në pjesën e dytë sepse në pjesën e parë të dy skuadrat nuk arritën t’i konkretizojnë rastet, sidomos Gundogan që dështoi të shënoi nga pika e bardhë në minutën e 40-të, transmeton portali arbresh.info.

Problemet për “Qytetarët” filluan në minutën e 60-të, ngase Zinchenko u ndëshkua me të kuq, kurse Bergwijn shënoi pas tre minutave, ndërsa në minutën e 71-të Son vulosi fitoren.

https://twitter.com/txizsport/status/1224029325336465408

https://twitter.com/Futbol_Pizarron/status/1224031716219801607

Pas kësaj fitore, Tottenham ngritët në pozitën e pestë me 37 pikë, ndërsa City mban pozitën e dytë me 51 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme