Ange Postecoglou ka fituar ndeshjen e parë në shtëpi me Tottenhamin në Premier League.
“Spurs” befasoi Manchester United me rezultat minimal 2:0, shkruan Arbresh.info.
Mysafirët kërkuan penallti në pjesën e parë, pasi Cristian Romero, u duk se luajti me dorë brenda zonës.
Pedro Porro kishte mundësin më të mirë në pjesën e parë, por nuk arriti të gjej golin edhe pse rrezikoi dy herë brenda pakë sekondash.
Por, në pjesën e dytë skuadra londineze shfrytëzoi rastet me Pape Matar Sarr që shënoi pas një krosimi të Dejan Kulusevski.
Lisandro Martínez vulosi fitoren e Tottenham, kur shënoi golin e dytë në ndeshje.
Tottenham do të përballet me Bournemouth, ndërsa United mirëpret Nottingham Forest në Old Trafford./Arbresh.info/
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar