Tottenham arrin marrëveshje me Steven Bergwijn

09:39 | 28 Janar 2020
Arbresh Info

Tottenham ka arritur marrëveshje me sulmuesin e PSV-së, Steven Bergwijn për vetëm 30 milionë euro.

Sipas De Telegraaf, marrëveshja është arritur dhe lojtari do transferohet te Spurs këto ditë, transmeton portali arbresh.info.

Bergwijn nuk luajti kundër Twente të shtunën pasi nuk kishte lejen nga klubi sepse ishte në bisedime me klubin anglez.

Për Jose Mourinhon, ky do jetë transferimi i dytë sepse më herët kanë kompletuar transferimin e Gedson Fernandes.

Holandezi për PSV këtë sezon ka luajtur 29 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme