Google ADS

Tottenham 3:1 Chelsea

20:32 | 24 Nëntor 2018
Arbresh.info

Tottenham ka regjistruar fitoren e radhës, në kryendeshjen e javës së 13-të në Premierligë.
Ata kanë mposhtur me rezultatin 3:1 skuadrën e Chelseat, në një ndeshje të dominuar nga vendasit.

Serinë e golave e hapi Dele Alli, në minutën e 8’ pas një harkimi të Eriksen, të cilin anglezi, me kokë e dërgoi në rrjetë.

Vetëm tetë minuta më vonë, ishte Harry Kane i cili me një super gol e la të shtangur Kepan, për të dyfishuar epërsinë e Spurs.

Fitoren e Tottenham e vulosi Heung Min Son, në minutën e 54’ kur realizoi edhe golin e tretë për vendasit.

Krejt çka Chelsea tregoi, ishte goli i Olivier Giroud në minutën e 85′ të takimit.

Me këtë fitore, Tottenham e kalon Chelsean në renditjen tabelare, duke grumbulluar 30 pikë, 2 më shumë se Chelsea.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme