Tottenham 1:2 Juventus, notat e lojtarëve

23:08 | 7 Mars 2018
Arbresh Info

Tottenham Hotspuri është eliminuar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) nga Liga e Kampionëve.

Gjiganti anglez është mposhtur me rezultat 1 me 2 në takimin kthyes në kuadër të xhiros së 1/8-së nga Juventusi që vazhdoi tutje në kompeticionin më të madh evropian me rezultat të përgjthshëm 3 me 4, shkruan portali arbresh.info.

Gonzalo Higuain, i cili realizoi golin e epërsisë dhe krijoi një asistim kundër “Spursve” është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Sulmuesi argjentinas është vlerësuar me notën 7.8 për paraqitjen e sotme.

Me notë të lartë te “Zonja e Vjetër” janë vlerësuar edhe Paulo Dybala (7.4) që shënoi golin e fitores, Sami Khedira (7.1) që ishte asistues i golit të epërsisë dhe Chiellini (7.8).

Harry Kane është vlerësuar me notën 7.4, ndërsa anësori Heung Min që realizoi golin e parë të ndeshjes ktheyse për skuadrën e Pochettinos është vlerësuar me notën 7.5.

Lojtari me notën më të dobët është portieri i Tottenhamit, Hugo Lluris (5.8)./arbresh.info/

Tottenham 1:2 Juventus, notat e lojtarëve

Të ngjashme